Shkurt.ch
Zviceranët i kalojnë 2449 kilometra në tren e kosovarët, vetëm 6 kilometra
Me 2449 kilometra hekurudhorë të kaluara në vit për kokë banori, Zvicra lë për më shumë se 1000 kilometra mbrapa Austrinë, e cila është e dyta në Evropë, me 1427 kilometra në vit për banor
Zviceranët, tashmë dihet, janë të parët pa konkurrencë në Evropë për shfrytëzimin e trenit si mjet transporti. Me 2449 kilometra hekurudhorë të kaluara në vit për kokë banori, Zvicra lë për më shumë se 1000 kilometra mbrapa Austrinë, e cila është e dyta në Evropë, me 1427 kilometra në vit për banor, njofton orf.at. Sidoqoftë, në mesin e vendeve anëtare të BE-së, Austria është e para, ka bërë të ditur Schienen-Control sot në Vjenë.
Pas Austrisë vjen Franca me 1387 kilometra pastaj Suedia me 1293 dhe Danimarka me 1203 kilometra në vit për kokë banori, transmeton albinfo.ch. Vetëm pas tyre, në vendin e gjashtë vjen Gjermania me 1121 kilometra.
Kilometrazh veçanërisht të shkurtër hekurudhore për kokë banori ndër vendet e BE-së ka Greqia, gjegjësisht 78 kilometra. Por rekordin në Evropë, jashtë BE-së gjithsesi e mban Kosova, me vetëm 6 kilometra në vit për kokë banori, përcjell albinfo.ch.
Mesatarja e të gjitha vendeve evropiane, të trajtuara në këtë listë është 937 kilometra për banor në vit.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












