Lajme
Talat Xhaferi merr mbështetjen e Zvicrës
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka takuar të mërkurën ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter Tejada.
Ambasadorja e Zvicrës, Tejada, shfaqi shpresën se pas krizës politike, së shpejti, në mënyrë demokratike, do të konstituohen institucionet shtetërore, si fazë në vijim për stabilizimin e vendit, thuhet një njoftim për media, shkruan albinfo.ch.
Ambasadorja zvicerane nënvizoi gatishmërinë e mëtutjeshme të Zvicrës që aktivisht të vazhdojë me projektet në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku në Institutin parlamentar ka rol të drejtpërdrejtë financiar dhe profesional në aktivitetet e tij. Gjithashtu, informoi për projektin e ri, i cili ka për qëllim ta përfshijë tërë Kuvendin, për çka plotësisht do të përpunohen fazat, bartësit dhe aktivitetet e përgjithshme për realizimin e tij.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë ka shprehur falënderimin për ndihmën dhe mbështetjen e madhe nga Qeveria dhe Parlamenti i Zvicrës në ndërtimin dhe avancimin e kapaciteteve demokratike të Republikës së Maqedonisë dhe posaçërisht Kuvendit.
“Dy bashkëbiseduesit këmbyen pikëpamje dhe pritje edhe për ngjarjet e 27 prillit në shtëpinë më të lartë të qytetarëve, për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për hapat e ardhshëm lidhur me formimin e qeverisë së re si reflektim i shumicës parlamentare, më pas për situatën aktuale juridike lidhur me shpalljen e zgjedhjeve lokale (dhe në kontekst të projekteve tashmë të filluara të komunave me Qeverinë zvicerane), si dhe për rolin e kryetarit dhe të tërë Kuvendit në këtë procedurë në pajtim me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore”, thuhet më tutje në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Duke besuar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm, posaçërisht për shkak të lidhjeve të ngushta që kanë dy shtetet me dekada për shkak të diasporës nga Maqedonia, e cila jeton, punon dhe realisht kontribuon në jetën ekonomike dhe sociale në Zvicër, Xheferi dhe Tejada u shprehën që bashkëpunimi miqësor ndërmjet dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











