Integrimi
“Lumturia Fest” vjen me projektin Zvicër-Kosovë “Schatzi, a je mirë”
Shfaqjet e përbashkëta do të shoqërohen me punëtori interesante (workshops), befasi muzikore ose piknikë kulinarikë në Ballkan, pa lëvizur nga Theater Pavillon. “Hajde”, na fton organizatori “shqip”
“Schatzi, a je mirë” është produksioni më i ri i teatrit të të rinjve “actNow” nga Lucerni në bashkëpunim me të rinjtë e shkollës “Don Bosko” të Gjilanit.
Hansi dhe lumturia, janë në kërkim të lumturisë (fatit): Ai në Kosovë, ajo në Zvicër. “Schatzi a je mirë” tregon rrëfimin e dy të rinjve nga vende të ndryshme të cilët njihen përmes një rastësie dhe na marrin me vete në rrugën drejt të panjohurës, thuhet në njoftimin e teatrit “actNow”, shkruan albinfo.ch.
Shfaqja teatrore e ndërtuar vetë nga “actNow” dhe të rinjtë e Don Boskos së Gjilanit është në fakt pjesa e dytë e projektit dyvjeçar ndërkulturor “Ich bin Lumturia”. Në këtë kuadër artikulohen tema si identiteti dhe vetërealizimi, bëhet ballafaqimi me sisteme të ndryshme vlerash me ç`rast, përkundër të gjitha ndryshimeve, gjenden megjithatë ngjashmëri: Zvicra dhe Kosova, dy vende, dy kultura, dy orë fluturimi larg njëra tjetrës, shkruan albinfo.ch. Dhe, shfaqjet që jepen në Theater Pavillon dhe Treibhaus të Lucernit në kuadër të “Lumturia Fest”, zhvillohen në shenjë të këtij dialogu.
Qëllimi i këtij aktiviteti kulturor është në radhë të parë krijimi i një vendtakimi për njerëz të prejardhjeve të ndryshme, me synimin kryesor për të afruar komunitetun e këtushëm shqiptar me zviceranët mesatarë.
Shfaqjet e përbashkëta do të shoqërohen me punëtori interesante (workshops), befasi muzikore ose piknikë kulinarikë në Ballkan, pa lëvizur nga Theater Pavillon.
“Hajde”, na fton në fund organizatori “shqip”.
Shfaqja “Schatzi, a je mirë” do të jepet disa ditë me radhë, nga 26 deri më 30 maj në teatrin “Pavillon” dhe në atë “Treibhaus”, njofton albinfo.ch. Premiera jepet të premten më 26 maj në Theater Pavillon, me fillim në orën 20. Pas shfaqjes, nga ora 22 do të ketë muzikë ballkanike “Balkan Beats”.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Maj 2017
- Ora20:00
- LokacioniLucern
- Data e përfundimit22 Maj 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












