Shkurt.ch
Çdo i treti tashmë ka marrë një kredi private
Në Zvicër, çdo i treti ka marrë tashmë një kredi private. Më së shpeshti me kredi blejnë makina.
Sidomos të rinjtë investojnë me kredi private shkollimin e tyre. Kjo ka rezultuar në një studim të 1,011 të rriturve në gjithë Zvicrën, i cili është realizuar në prill nga një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit Compari.
Kështu, 34 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ata e kanë marrë tashmë një kredi personale. Burrat përbëjnë pjesën prej 41 për qind, që është dukshëm më e zakonshme në këtë lloj të financimit sesa gratë (27 për qind). Po ashtu, kreditë private janë më të përhapura në pjesën gjermanofolëse në Zvicër se sa në atë frankofone dhe në Ticino. E njëjta ndarje ekziston midis zonave urbane dhe rurale.
Si një arsye e shpeshtë për huamarrje është blerja e makinave. 49 për qind prej tyre thanë se morën kredi për veturë, ndërsa për blerjet e tjera, si mobilje (13 për qind), pajisje elektronike (12 për qind) dhe për festat (10 për qind).
31 për qind e huamarrësve kishin tejkaluar vështirësitë financiare. 21 për qind kanë paguar borxhet ose faturat e papaguara me paratë e huazuara.
Sipas Comparis, janë kryesisht faturat e paparashikuara, të cilat mund të çojnë në vështirësi financiare. Shpesh vijnë të papritura faturat tatimore të larta ose, për shembull, riparimi i një makine që çon në vështirësi financiare, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
17 për qind e huamarrësve kanë raportuar se ata kanë marrë një kredi prej 20.000 frangash. Për 28 për qind, shuma e kredisë ishte 10,000 deri në 20,000 franga, siç njoftoi Comparis. Me një pjesëmarrje prej 55 për qind të kredive deri në 10.000 franga përbëjnë shumicën e të gjitha kredive.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












