Shkurt.ch
Të ardhura rekorde nga taksat paushalle të pasanikëve të huaj
Numri i tatimpaguesve paushallë në Zvicër është vazhdimisht në rënie. Megjithatë, ata i japin shtetit gjithnjë e më shumë taksa, në vitin 2016 gjithsej jo më pak se 767 milionë franga zvicerane.
Bëhet fjalë për një rritje me 27 milionë franga zvicerane (3.6 për qind) që nga viti 2014. Në të kundërtën, numri i personave që mund të tatohen me “normë paushalle” është duke u zvogëluar, shkruan nzz, përcjell albinfo.ch.Në fund të vitit 2016, në Zvicër ishin 5046, ndërsa në vitin 2012 ishin 588 më shumë. Shifrat dalin nga një studim i kryer nga Konferenca e Drejtorëve kantonalë të Financave (FDK).
Kjo kategori e tatimpaguesve përbëhet nga të huajt e pasur që kanë bizneset e tyre në Zvicër.
Si në të kaluarën, tatimi paushall dallon nëpër kantone. Mbi tre të katërtat e tatimpaguesve paushallë jetojnë vetëm në tre-katër kantone, përkatësisht Gjenevë, Vaud, Valais dhe Ticino.
Kantonet e Graubünden, Bern, Zug dhe Luzern gjithashtu tregojnë një numër treshifror të personave të këtillë. Pesë kantone kanë hequr taksën paushalle dhe rrjedhimisht nuk ka më persona të tatueshëm brenda kufijve të tyre (Cyrih, Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Schaffhausen dhe Appenzell Ausserrhoden).
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












