Integrimi
Nga lufta në Kosovë, në Universitetin e Uashingtonit
Studenti nga Kosova, Edon “Doni” Ferati është shembull për të gjithë. Një fëmijë i emigrantëve që u largua për shkak të luftës, kurse tani po shkon drejt sukseseve
Nuk vihej asnjëherë në pyetje nëse Edoni dëshironte të shkonte në kolegj. Ishte vetëm çështje se në cilin, shkruan “Tri-City Herald”.
Arsimi i lartë është prioritet për të, kurse prindërit e tij u larguan nga Kosova, duke udhëtuar 4600 milje për një jetë më të mirë për fëmijët e tij, përcjell albinfo.ch.
Babai i tij ishte një avokat i suksesshëm dhe nëna e tij, një ish nxënëse e shkollës për infermiere po kujdesshin për Edonin, vëllain dhe motrën e tij më të madhe, kur shpërthyen luftimet në mes UÇK-së dhe Ushtrisë serbe.
“Ne kemi qëndruar gjatë luftës atje dhe kur isha 4 muajsh jam sëmurë. Prindërit e mi e dinin se ishte një mjedis i tmerrshëm për të mbajtur një fëmijë të sëmurë apo fare fëmijë në ato kushte”, ka thënë studenti kosovar.
Familja arriti në Shtetet e Bashkuara, duke mos ditur gjuhën angleze, dhe shkollimi i prindërve të tyre nuk kreu shumë punë.
Ata nuk ishin të kënaqur. Babai i Edonit tani është shpërndarës i picave dhe shofer i autobusit të shkollës, kurse nëna është kujdestare në Laboratorin Paqësor Kombëtar.
Edoni nuk e mban mend shumë mirë largimin nga Kosova, por sigurisht se ndryshimi drastik në statusin e tyre financiar ndikoi në fëmijërinë e tyre.
Darka në restorante, dhuratat për Krishtlindjet, dhe gjërat tjera luksoze ishin të papërballueshme për familjen shqiptare.
Ai ka pasur presion për sukses dhe gjithmonë kishte notën më të lartë, A. Një herë ai mori një B sa ishte në shkollën e mesme. “Kam qarë para prindërve të mi. Jam shtrirë në tokë. Por, ata më thanë se ishte në rregull dhe nuk do të duhej të ndihet keq”, shtoi tutje ai.
Ferati është duke lënë shkollën e Mesme “Richland” me një mesatare prej 3.85 gradë, dhe është pranuar në Universitetin e Uashingtonit. Ai ka plan të ndjekë shkencat politike, ose për të shërbyer në qeveri.
Motra e tij po diplomon në juridik, kurse vëllai në biologji dhe kimi. Prindërit janë shumë krenarë për suksesin e tyre.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriEdon Ferati
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:SHBA
- Profesioni:Student
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin,...
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
Jeta në Zvicër
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat Takimet rombantike me burrat e moshuar dhe për para po lulëzojnë në Zvicër. Një i ri...
-
Zviceranët, gjithnjë e më të pasur
-
Më shumë hapësira parkimi elektrik në Gjenevë
-
Pse kompanitë në Zvicër duhet të paguajnë taksat e kishës?
-
Organizata zvicerane e turizmit zbulon logon e saj të re