Shkurt.ch
Zvicër: Barnat, tepër shtrenjtë
Fitimi që nxjerrin mjekët dhe barnatoret është deri 45% më i madh se në vendet tjera evropiane
Zviceranët paguajnë tepër shumë për barnat e përshkruara nga mjekët. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i bërë nga federata e arkave të shëndetësisë të Zvicrës Santesuisse.
Marzha (përqindja e fitimit) që nxjerrin mjekët të cilët vetë i përshkruajnë dhe vetë i shesin medikamentet si dhe barnatoret, është e pa mbulesë, thotëSantesuisse. Sipas një krahasimi që ka bërë ajo, fitimi që nxjerrin mjekët dhe barnatoret është deri 45% më i madh se në vendet tjera evropiane.
Po të merreshin masa përkatëse, paguesit e premive (pacientët) do të paguanin rreth 300 milionë franga më pak për barna në vit.
Nga ana tjetër, farmacitë kanë drejtuar ankesa se shumë prej tyre nuk po punojnë me fitim. Kjo lë të kuptohet se një zbritje e fitimit nga ana e tyre nuk ka shanse të merret fare parasysh.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












