Integrimi
Një Afrim ka shumë më pak shanse se një Peter!
“Afrimi 21 vjeçar ka parë në internet një shpallje në të cilën kërkohet një `magazinues i zellshëm`. Po këtë shpallje e ka parë edhe Peter. Të dy konkurrojnë, tri ditë më vonë Afrimit i vjen përgjigja refuzuese ndërsa Peterit i vjen ftesa për intervistë”
A janë të barabartë apo të diskriminuar njerëzit me mbiemra “të huaj” në tregun e punës në Zvicër? Të gjitha studimet ose sondazhet kanë konstatuar se janë. Një pretekst që i ka fokusuar sërish mediat në këtë aspekt diskriminimi, ka qenë shkrimi i publikuar ditë më parë në një gazetë të këtushme (i publikuar edhe nga albinfo.ch). Aty bëhet fjalë për punëtorët e një firme sigurimi (Swisslife), të cilët i ndryshojnë emrat dhe mbiemrat e tyre duke i “zviceranizuar” ato, në mënyrë që të jenë më të pranueshëm për klientë zviceranë.
Kryetarja e Komisionit Federal kundër Racizmit Martine Brunschwig Graf e ka kritikuar kompaninë në fjalë duke e quajtur diskriminim veprimin e saj.
Në një shkrim dhe emision radiofonik të transmetuesit publik SRF trajtohet gjerësisht kjo çështje, transmeton albinfo.ch. Duke u mbështetur në një shembull hipotetik, aty argumentohet rreth shanseve që mund të ketë në tregun e punës një person me emrin Afrim, në krahasim me një tjetër, që quhet Peter.
“Afrimi 21 vjeçar ka parë në internet një shpallje në të cilën kërkohet një `magazinues i zellshëm`. Po këtë shpallje e ka parë edhe Peter. Të dy konkurrojnë, tri ditë më vonë Afrimit i vjen përgjigja refuzuese ndërsa Peterit i vjen ftesa për intervistë”.
Ndonëse rasti është imagjinar, ai mbështetet në realitet pasi që del nga një studim i bërë nga Fondi Nacional, në vitin 2003. Aty kërkohej përgjigje nëse emri i huaj është me të vërtetë në dëm të bartësit të tij ose jo, përcjell albinfo.ch. Për të marrë përgjigjen, autorët e hulumtimit kishin dërguar aplikime fiktive për punë në shumë firma, ashtu sikur Afrimi dhe Peter-i dhe kishin pritur përgjigjet. Ato ishin shumë të qarta: Emri luan sigurisht një rol. Për Zvicrën gjermane, studimi kishte ardhur në përfundimin se në veçanti të rinjtë shqiptarë ishin ata që dëmtoheshin me rastin e kërkimit të punës. Madje 59 për qind të tyre rezultonin të diskriminuar. Në vendin e dytë, por me një dallim të madh, vinin turqit, me 30 për qind.
Se ky problem është marrë seriozisht edhe nga politika, tregon edhe një mocion që deputetja socialdemokrate Anzita Fetz kishte bërë në vitin 2009 në parlament. Ajo kërkonte që të rinjtë me prejardhje të huaj, për t`i ikur diskriminimit, të kishin mundësi që vetë të “helvetizonin” mbiemrat e tyre, transmeton albinfo.ch. Por kërkesa e saj u hodh poshtë nga parlamenti dhe qeveria. Sipas tyre, më mirë është të synohet ndryshimi i qëndrimit të popullatës zvicerane se sa helvetizimi i mbiemrave të të rinjve me prejardhje të huaj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













