Manifestime
Dita e Flamurit, ditë e fëmijëve të shkollave shqipe në Zvicër
U festua në prezencë të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve zviceranë nga jeta politike dhe kulturore e Rorschach-ut
E vogël ishte salla e qytetit për t’i bërë vend tërë atij komunitetit shqiptar të kësaj ane që kishte mësyrë „Stadhof”-in për nder të festave të Nëntorit të shtunën mbrëma në Rorschach. Në prani të qindra pjesëmarrësve, fëmijë të shkollës shqipe nisën kujtimet e Nëntorit me interpretim të himnit kombëtar.
Kjo datë që kishte mbledhur shqiptarët pa dallim nga të gjitha viset, afron ata mes vete, dhe ishte edhe një herë kënaqësi për të parë varg e varg familje të shumta shqiptare se si shënojnë këtë përvjetor bashkë me fëmijët e tyre në një ambient të stolisur kuq e zi. E gjithë kjo në prezencë të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve zviceranë nga jeta politike dhe kulturore e Rorschach-ut.
Festa nuk u harrua as nga përfaqësuesit e shtetit të Kosovës: Konsullja në Cyrih e Republikës së Kosovës, znj. Dhurata Selimi, me një fjalë të rastit shkurtimisht përshëndeti të pranishmit duke iu uruar festat e Nëntorit.
Përfaqësuesi i shkollës shqipe të kantonit St. Gallen, Vaxhit Sejdiu, foli më pas për rëndësinë e ditës së flamurit dhe datës së shenjtë shqiptare. Për angazhimin e shkollës shqip me mësim plotësues dhe hapjen e paraleleve të reja në kuadër të kantonit St. Gallen të pranishmit u njohën përmes skenës dhe programit artistik, që kishin përgatitur fëmijë të këtyre shkollave falë organizimit meritor të shoqatës shqiptare AVB (Albanischer Verein am Bodensee) me në krye aktivistin Afrim Maliqi, bashkë me Milazim Aliun dhe Zekirija Rexhepin.
Ndërsa jo shumë larg këtij evenimenti, një javë më parë, në Romanshorn, në hotelin Bodan, Ditën e flamurit e kishin festuar bashkë SHKA „Sharri“, Shkolla Shqipe a kantonit Thurgau, SHKA „Dielli“ dhe grupit i vallëzimit „Besa“. Manifestimi kishte filluar nga himni kombëtar, recitale, valle e interpretim të këngëve folklorike. Ndërsa këshilltari i Ministrisë së Diasporës, Ahmet Asani, në fjalën e tij kishte premtuar se komunitetin shqiptar në këtë kanton do ta shndërrojë në më të organizuarin e Zvicrës, se do të angazhohet për një mirëqenie sa më të mirë të komunitetit tonë këtu ngaqë ka përvojën e tij disavjeçare të mërgimtarit.
Edhe në këtë manifestim pati paraqitje të mrekullueshme të valleve e këngëve nga shoqëritë kulturore artistike.
Mund të themi se hyrja në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë për shqiptarët e kantonit Thurgau dhe St. Gallen është mbresëlënëse dhe rrit shpresën se vitin e ardhshëm do të ketë një organizim të përmasave edhe më të mëdha.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune











