Shkurt.ch
Nga e diela bileta e udhëtimit me tren 90 franga më shumë
Të dielën hyn po ashtu në fuqi orari i ri i SBB-CFF, ku shpeshtohen lidhjet ndërkombëtare
Nga e diela, më 11 dhjetor 2011, nëse nuk keni mundur ta bleni paraprakisht biletën për udhëtim me tren, ajo do t’ ju kushtojë së paku edhe 90 franga zvicerane më tepër, përveç çmimit të biletës. Deri më tani taksa për biletën në tren ka kushtuar 10 franga.
Veç kësaj, çmimi i shërbimeve të SBB-CFF është rritur. Për shembull, nxjerrja e biletave të trenit për udhëtime jashtë vendit në sportele si dhe përmes telefonit do të jetë 10 franga, kurse deri më tani ka qenë 5 franga.
Paralelisht me këto masa të reja të SBB-CFF, nesër po ashtu fillon orari i ri, ku do të shpeshtohet qarkullimi i trenave me destinacion ndërkombëtar, veçanërisht drejt Francës dhe Gjermanisë. Parashihet po ashtu shpeshtim i trenave brenda qyteteve zvicerane për orët e qarkullimit të dendur.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













