Shkurt.ch
Këshilli Federal: Berset para Maillard
Për kandidatin Alain Maillard gjasat për t’u zgjedhur Këshilltar federal mbeten të vogla
Lufta mes SP-PS dhe SVP-UDC e dëmton Alain Maillard. Kështu shkruan e përditshmja “Le Matin”.
Pesë ditë para zgjedhjeve të Këshillit federal, kandidati i SP-PS nga Friburgu, Alain Berset, konsiderohet favorit për shumicën e observatorëve si dhe të politikanëve, edhe pse P.-Y. Maillard nuk ka bërë asnjë gabim gjatë emisionit të famshëm televiziv Arena. Ky i fundit e ka mbrojtur energjikisht kandidaturën e tij, duke mos mohuar angazhimin e tij në të kaluarën kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike.
Në debatin televiziv në fjalë Maillard ka vënë në shesh në vazhdimësi përvojën e tij qeverisëse, e cila është avantazh i tij ndaj Berset.
Javën që shkoi Alain Maillard u ka drejtuar një letër të tij motivuese 246 parlamentarëve ziceranë, për t’i bindur ata që të votojnë për të. Edhe pse kjo iniciativë e tij është vlerësuar të jetë origjinale, thuhet se kjo nuk mjafton, sepse thyerja e tij me Bernën ka zgjatur shumë dhe se pozicionimi i tij është tepër i majtë.
Veç kësaj, kundërshtari i Maillard, Alain Berset, është përgatitur shumë mirë për një kohë të gjatë dhe ka mbajtur kontakte të mira me instancat federale.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël













