Tematike
Kosovari gjykohet për tregti me 107 kg heroinë
Është fjala për rastin më të madh të tregtisë me heroinë të shënuar në historinë e re kriminalistike të Zvicrës
Në Gjyqin e Qarkut të Cyrihut është gjykuar kosovari 30 vjeçar për rastin më të madh të tregtisë më me heroinë të shënuar në historinë e re kriminalistike të Zvicrës. Është konstatuar se ai ka importuar në Zvicër 107 kg. heroinë. Ka qenë 10 marsi i vitit 2010 kur policia kishte gjetur në një makinë të parkuar në një garazh, në Regensdorf të Cyrihut 86 kg. heroinë përnjëherësh, bashkë me 66 kg. material për përgatitjen e drogës.
Vetëm pak më vonë, policia kishte arrestuar një 30 vjeçar nga Rümlangu, me shtetësi të dyfishtë kosovare-zvicerane, pronar të një agjencie udhëtimesh. Ai kishte pranuar se e kishte ndërtuar vetë një bunker të pa vënë re për të fshehur drogën, shkruan 20minuten.ch.
Hetimet e mëtejme kishin gjetur se 30 vjeçari, një muaj para arrestimit kishte importuar në Zvicër rreth 107 kg heroinë. Ai pastaj, nga Regensdorfi e kishte shpërndarë drogën përmes disa grupeve të të shqiptarëve, në Cyrih dhe në Dällikon. Me këtë rast ai kishte ndarë 10 kg për heroinë për vete dhe kishte fituar disa dhjetëra mijë franga.
Gjatë procesit gjyqësor që ka filluar që nga qershori i këtij viti në Gjykatën e Qarkut në Cyrih, kosovari në thelb ka pranuar veprën por përgjegjësinë e ka bartur te një person tjetër, i cili, sipas tij, i ka bërë presion.
Prokurori ka kërkuar nga trupi gjykues që tregtari i narkotikëve të merrte një dënim prej 14 vitesh burg, duke pasur parasysh sasinë e jashtëzakonshme të drogës që kishte tregtuar. Nga ana tjetër, avokati i kosovarit kishte kërkuar për klientin e tij 4 vjet burg , duke e përshkrar atë vetëm si një “peshk të vogël”.
I akuzuari ndërkaq ka shprehur keqardhjen dhe pendimin për veprën e bërë.
Trupi gjykues ka konstatuar se i pandehuri ka bërë pjesë në hierarkinë e lartë të grupit të tregtisë me drogë. Versioni sipas të cilit ai ka qenë i shtrënguar nga një shef i tij, nuk ka qenë i besueshëm për gjyqin. Por, për shkak të faktit se ai pjesërisht kishte pranuir veprën dhe se kishte kooperuar mirë me organet e ndjekjes – me ç`rast ai kishte denoncuar me emra disa partnerë, trupi gjykues i ka zbritur dënimin në mënyrë të ndjeshme.
Ai është obliguar po ashtu që t`i kthejë kantonit të Cyrihut 13 mijë franga në emër të përfitimeve të padrejta që ka nxjerrë si rezultat i tregtisë me drogë, thuhet në 20minuten.ch.
Procesi gjyqësor vazhdon.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












