Shkurt.ch
Në Zvicër punojnë 4 milionë e 47 mijë persona
Kjo shifër, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2010 është 0.7% më e madhe
Numri i të punësuarve k shënuar rritje gjatë tremujorit të parafundit të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë në barometrin e saj për punësimin. Kjo rritje vjen përkundër faktit se është shënuar një rënie e lehtë e shanseve për punësim (-0.9%) dhe e numrit të vendeve të lira të punës (-0.3%).
Marrë në përgjithësi, në tremujorin e tretë të këtij viti, në Zvicër ishin të punësuar 4.047 milionë persona. Kjo shifër, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2010 është 0.7% më e madhe.
Më shumë rritje ka shënuar lëmi i tregtisë dhe ai i industrisë me 1% pastaj ai i shërbimeve, me 0.7%.
3 milionë e 433 persona punojnë me orar të plotë, që është për 40 mijë më shumë se një vit më parë.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












