Tematike
Ministri Berset përuron “Kullën teatrore” në Julierpass
Kjo godinë e re sipas ministrit, përbën asgjë më pak se një metaforë të shumëllojshmërisë që e cilëson Zvicrën, pastaj ajo është një metaforë për këmbimin ndërkulturor, për identitetin dhe rregullin
Ministri Alain Berset, nën kompetencën e të cilit është edhe kultura, Alain Berset ka nderuar më 31 korrik përurimin e “kullës teatrore” që është bërë në Julienpass, në kantonin Graubünden. Meqë ky aktivitet është zhvilluar në nderim të 1 Gushtit, ministri, i cili atje kishte shkuar me helikopter Puma, ka lidhur në fjalimin e tij simbolikën kulturore të këtij teatri me specifikat gjuhësore të Zvicrës.
Kjo godinë e re sipas ministrit, përbën asgjë më pak se një metaforë të shumëllojshmërisë që e cilëson Zvicrën, pastaj ajo është një metaforë për këmbimin ndërkulturor, për identitetin dhe rregullin, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo, falë pozitës në të cilën është ngritur ndërtesa, një qafë mali, rëndësia e të cilës është identifikuar prej shekujsh, në kufijtë në mes disa zonave gjuhësore, në Graubündenin trigjuhësh.
Godina e frymëzuar nga Kulla e Babilonit qëndron në një vend në të cilin, sipas mitit biblik duhej të mbretëronte kaosi total gjuhësor. Kështu, në komunën ku ajo është ngritur, në Bivion me gjithsej 200 banorë, e cila është vendosur në pjesën veriore të qafës së përmendur fliten tri gjuhë nacionale (të nivelit nacional të Zvicrës) dhe katër idioma ose dialekte. Përveç frëngjishtes, këtu janë të përfaqësuara të tri gjuhüet nacionale. Dhe megjithatë bashkëjetesa funksionon mirë dhe shërben si pasqyrë për gjithë vendin.
“Është nderim për mua që sot, në mbrëmjen në prag të 1 Gushtit, të përuroj një objekt veçanërisht të rëndësishëm. Kjo kullë duket robuste, madje masive por në të njëjtën kohë edhe e qasshme, transparente, shrkuan albinfo.ch. Ajo simbolizon një identitet të fuqishëm por merr frymë megjithatë me shpirtin e hapjes ndaj botës dhe me kureshtjen për çdo gjë që mund të shihet jashtë saj.
Enterieri dhe pamja nga jashtë janë të paimagjinueshme të ndara mes vete. Ashtu sikundër identiteti ynë nuk është i mundur pa identitetin e të tjerëve, pasi që identiteti krijohet gjithmonë në një dialektikë në mes të dhënies dhe marrjes, qasjes dhe distancimit.
Bashkimi i të kundërtave – i kundërshtive që shihen si të tilla – ka sukses edhe sa i përket statikës. Kjo godinë është stabile ndonëse përbëhet nga elemente të brishta. Nga dhjetë kulla pesëkëndëshe është krijuar një kullë e fuqishme. Ajo i përballon erërave me shpejtësi prej deri 250 kilometrash në orë. Inxhinieri përgjegjës për ndërtimin e saj e ka cilësuar atë si një “vepër strukturore sociale”, në të cilën kullat e veçanta mbështesin njëra tjetrën.
Zvicra, shikuar nga ana kulturore dhe jo nga ajo institucionale është një Evropë në miniaturë. Dhe, pikërisht për këtë arsye ne jemi luhatur gjithmonë në mes të integrimit dhe distancimit, diferencimit. Po pra, diferencimit sepse për izolim nuk mund të flasim në një vend i cili në ranglista të ndryshme globale vazhdimisht zë vendet e para. Dhe kjo, në një vend që ka njërën ndër kuotat më të larta në botë të të huajve dhe njërën ndër shkallët më të larta të migracionit, ka thënë veç tjerash Berset.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











