CH-Ballkani
Rënie rekord e dollarit
Një dollar është këmbyer me 112.2 lekë, duke rënë me 0.47 lekë në raport me një ditë më parë. Në fillim të vitit dollari këmbehej në tregun vendas me 129.7 lekë, rreth 17.5 lekë më shumë
Mediat shqiptare bëjnë të ditur se dollari po shënon rënie rekord. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është këmbyer me 112.2 lekë, duke rënë me 0.47 lekë në raport me një ditë më parë. Në fillim të vitit dollari këmbehej në tregun vendas me 129.7 lekë, rreth 17.5 lekë më shumë, përcjell albinfo.ch.
Rënia e dollarit lidhet kryesisht me zhvlerësimin e tij në tregjet ndërkombëtare, por edhe me faktin që euro në tregun vendas vijon të mbetet e dobët, pavarësisht se ajo po vlerësohet në bursat ndërkombëtare, duke tërhequr poshtë edhe dollarin.
Ndërkohë, një euro është këmbyer në bursat ndërkombëtare me gati 1.18 dollarë, nga gati 1.06 dollarë, që ishte në fillim të këtij viti.
Por, ndonëse euro në tregjet ndërkombëtare ka arritur nivelet më të larta që nga tetori 2014-ës, në tregun shqiptar është afër niveleve më të ulëta në gati 9 vjet.
Një euro blihej me 132.51 lekë, me një rritje prej 0.06 lekë në raport me një ditë më parë. Euro në tregun vendas është në nivele më të ulëta edhe se dhjetori 2016, kur monedha e përbashkët në bursa zbriti në 1.045 dollarë (në dhjetor euro këmbehej me rreth 135 lekë).
Zhvlerësimi i dollarit favorizon të gjithë ata që blerjet e tyre i bëjnë kryesisht online. Faqet kryesore të tregtimit online përdorin dollarin si monedhë kryesore të këmbimit. Për 100 dollarë blerje online, sot do t’ju kushtojnë 1,750 lekë më pak se në fillim të këtij viti.
Blerjet online në dollarë kanë qenë veçanërisht të preferuara nga shqiptarët në periudhën 2008-2009, kur dollari zbriti në rreth 80-90 lekë, por më pas ai u forcua, për të arritur në rreth 130 lekë në 2015-2016, duke mos qenë më aq i leverdishëm.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot












