Sport
Presidenti i UEFA-s viziton Kosovën të enjten
Kjo është hera e parë që Ceferin viziton Kosovën si president i UEFA-s dhe njëherësh është vizita e tij e parë në rajon, si i pari i futbollit evropian
Të enjten, më 17 gusht për vizitë zyrtare në Kosovë do të vjen presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë. Ai gjithashtu do të ketë edhe takime me krerët e shtetit në Kosovë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Kjo është hera e parë që Ceferin viziton Kosovën si president i UEFA-s dhe njëherësh është vizita e tij e parë në rajon, si i pari i futbollit evropian.
“Presidenti Ceferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës. FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s, si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë. Presidenti Ceferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














