CH-Ballkani
Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës patrullojnë së bashku
“Bashkëpunim i shkëlqyer i Policisë Rrugore Shqiptare dhe asaj të Kosovës. Bashkëveprimi dhe ndërveprimi policor mes dy strukturave policore ka sjellë një përqasje më pozitive dhe më miqësore ndaj drejtuesve të mjeteve, sidomos me bashkëkombësit tanë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë
Policët e Kosovës vazhdojnë të patrullojnë në rrugët e Shqipërisë gjatë sezonit të verës, raporton albinfo.ch.
“Bashkëpunim i shkëlqyer i Policisë Rrugore Shqiptare dhe asaj të Kosovës. Bashkëveprimi dhe ndërveprimi policor mes dy strukturave policore ka sjellë një përqasje më pozitive dhe më miqësore ndaj drejtuesve të mjeteve, sidomos me bashkëkombësit tanë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
“Ky bashkëpunim ka sjellë me shumë prezencë policore në rrugët tona, ka prodhuar më shumë siguri dhe ndjenjë përgjegjësie tek drejtuesit e mjeteve.
Policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare, ju këshillojnë që gjatë drejtimit të mjetit te keni parasysh:
– Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet.
– Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet.
Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë:
– Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që : Dikush Ju Do.
– Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje.
– Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool.
Drejtues mjetesh,:
Mos përdorni alkool, Mendoni për veten dhe për të tjerët,
Alkooli vret!”, thuhet më tutje në njoftim.
https://web.facebook.com/1502420603377639/videos/2017589218527439/
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











