CH-Ballkani
Një tjetër fëmijë mbytet në Shqipëri
PNgjarja ka mundur të jetë edhe më tragjike, por nëna e saj dhe kushërira u shpëtuan nga pushuesit e tjerë që ndodheshin në zonë
Një ngjarje tragjike sërish ka tronditur Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Siç raportojnë mediat vendase, një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është mbytur në plazhin e Portonovës, në zonën e Zvërnecit në Vlorë.
Ngjarja ka mundur të jetë më tragjike, por nëna e saj dhe kushërira u shpëtuan nga pushuesit e tjerë që ndodheshin në zonë.
Dëshmitarët kanë treguar se dy vajzat ndodheshin në ujë kur janë gjetur në vështirësi dhe në drejtim të tyre ka shkuar nëna e viktimës, por nuk ka mundur të shpëtojë dot të bijën.
Ndërkohë, xhaxhai i vajzës ka tentuar që të mbytej vetë në det dhe për këtë arsye, policia e ka prangosur atë.
Një muaj më parë në të njëjtin vend humbën jetën kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani. Në momentin që ato po mbyteshin në ndihmë të tyre shkoi 24-vjeçari nga Tetova, Beniamin Ferati, por asnjë nga të rinjtë nuk doli më në breg i gjallë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












