CH-Ballkani
Prishtina ‘në duar’ të sportistëve, aktorëve e këngëtarëve!
Këngëtarë, artistë, sportistë e ish-ministra do të kandidojnë për ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në 22 tetor, derisa partitë politike janë përkujdesur për shumë befasi në listat e tyre, me kandidatë nga profesione të ndryshme.
Kështu ndodhi edhe me Prishtinën, ku në listë për ulëse në Kuvendin Komunal janë ministrja në detyrë e Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Dhurata Hoxha, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ajo e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, njofton “Klan Kosova”.
Stavileci është kryetar i klubit të basketbollit, Sigal Prishtina, derisa Lirak Çelaj do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës. Ai ka qenë më herët aktor.
Në garë për asamblistë janë edhe këngëtari Naim Bunjaku-Xuxi dhe ish-portieri i Prishtinës, Kushtrim Mushica, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë që kryetari Shpend Ahmeti ka qenë volejbollist.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane Edhe pse numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon të rritet globalisht, në disa vende... -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026











