Sport
Montella falënderon Shkëndijën për mikpritje
“Falënderoj qytetin për mikpritje. Shoh që këtu ka shumë milanistë. Ne duhet të rritemi në mentalitet dhe të tregojmë ndaj Shkëndijës rritje të vazhdueshme”, është shprehur Montella
Sonte do të zhvillohet një ndeshje e madhe, ku Shkëndija e pret Milanin në kuadër të Ligës së Evropës. Takimi i parë kishte përfunduar 6:0 për skuadrën italiane, raporton albinfo.ch.
Ndeshja e sotme pritet të jetë festë, edhe pse është e ditur se Milani pritet tyë kalojë tutje. Por, trajneri italian Vincenzo Montella ka falënderuar Shkëndijën për mikpritje. “Ata paguan emocionet e të luajturit në një stadium gjigant dhe jam i bindur se për ne do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata duan të vënë në vend nderin e tyre. Falënderoj qytetin për mikpritje. Shoh që këtu ka shumë milanistë. Ne duhet të rritemi në mentalitet dhe të tregojmë ndaj Shkëndijës rritje të vazhdueshme”, është shprehur Montella.
Milan pritet që sonte t’iu japë hapësirë disa lojtarëve të rinj. Montella ka thënë se do të mundohen të fitojnë Ligën e Evropës.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet













