Tematike
Widmer-Schlumpf: “Zvicrës i duhet një marrëveshje me Kosovën”
Presidentja tha që Zvicrës i duhet të arrijë një marrëveshje me Kosovën për sigurimet sociale
Në Gjenevë, gjatë konferencës për gazetarë, Eveline Widmer-Schlumpf, shefe e Departamentit Federal të Financave dhe Presidente e Konfederatës për vitin 2012, paraqiti sfidat dhe detyrat që e presin gjatë këtij viti, veçanërisht në lidhje me financimin, energjinë dhe shëndetin.
Pasi që Presidentja u dha përgjigje shumë të shkurtra pyetjeve rreth aferës Hidelbrand, sulmeve të SVP/ UDC-së, si dhe një sërë pyetjeve, të cilat kishin të bëjnë me marrëdhëniet e Zvicrës me vendet e huaja, çështja e Kosovës veç sa u përmend.
“Zvicrës i duhet të arrijë një marrëveshje me Kosovën për sigurmiet sociale “, ka thënë Widmer-Schlumpf por nuk dha detaje më shumë.
E pyetur për marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, veçanërisht në lidhje me çështjen e pranisë së SWISSCOY-it në Kosovë, presidentja tha se këto çështje janë përgjegjësi e Këshilltarit Federal, Burkhalter.
Në fjalën e saj të hapjes Presidentja e Konfederatës njoftoi se 2012-a do të jetë një vit plot sfida.
Aktualiteti i fundit, vuri ajo në dukje, ka qenë i pamëshirshëm. Këshilli Federal ka shpenzuar kohë të konsiderueshme në negociata për të rivendosur besueshmërinë financiare të Zvicrës.
“Ne duhet të rikrijojmë kushtet për institucionet përkatëse, në mënyrë që të rifitojmë besimin“, tha Widmer-Schlumpf .
Që në fillim zonja Widmer Schlumf ka pohuar se synon t’u lërë trashëgim gjeneratave të reja, fëmijëve dhe nipave të saj një vend financiarisht të fortë, të pastër në lidhje me tatimet.
Motoja e saj: “Të mendoj për të ardhmen që nga sot. Vendimet që bëjmë sot nuk duhet të shndërrohen pasnesër në hipoteka të trashëguara që rezultojnë nga borxhet e tepruara, nga tensionet me vendet e tjera, ose nga përzgjedhjet e teknologjive ekologjikisht të dëmshme. Gjeneratat e ardhshme duhet të gëzojnë një fleksibilitet të mjaftueshëm për të përmbushur sfidat e së ardhmes”.
Demografia dhe solidariteti mes brezave, burimet natyrore dhe politikat e energjisë, si dhe sekreti bankar dhe a ardhmja financiare e Zvicrës janë tri tema kryesore që do të jenë në fokus të veçantë nga kryetarja e sapozgjedhur.
“Nëse duam, edhe mundemi”
Çështja e braktisjes së energjisë atomike nuk ka mbetur pa u trajtuar. Duke mbrojtur vendimin e Këshillit Federal, Widmer Schlumpf ka paraqitur pikëpamjet e saj në këtë drejtim:
“Unë jam e bindur se ne mund të eliminojmë energjinë bërthamore në 30 deri 40 vjetët e ardhshëm. Ne kemi mundësi të zhvillojmë energji të reja në Zvicër. Bile, për këtë tanimë ka shumë të rinj që po punojnë”, theksoi Widmer Schlumpf .
“Nëse duam, ne mundemi”, ka deklaruar Eveline Widmer-Schlumpf lidhur me këtë temë, duke hedhur poshtë kritikat, të cilat pretendojnë se vendimi i Këshillit Federal është irracional.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune











