CH-Ballkani
Mirënjohje për gruan e suksesshme shqiptare në Skoci
Remzije Sherifi ka thënë se është hera e parë që një institucion në Kosovë vlerëson punën dhe angazhimin që ajo ka bërë në vazhdimësi
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për Remzije Sherifi, për suksese të mëdha të treguara në Skoci si prijëse e organizatës “Maryhill Integration Network”, me programet në arsim, shëndetësi, kulturë dhe punë që kanë të bëjnë me afrimin e komuniteteve dhe integrimin e tyre, raporton faqja e kësaj komune.
Remzije Sherifi ka thënë se është hera e parë që një institucion në Kosovë vlerëson punën dhe angazhimin që ajo ka bërë në vazhdimësi.
“Kam marrë dekorata e mirënjohje të shumta, jam shpallur “Gruaja Emigrante e Vitit”, jam në mesin e dhjetë grave më aktive në Skoci, punojmë në projekte ndërkombëtare. Kosova do të jetë në mesin e shteteve të ndryshme që do të prezantojnë në projektin për një mijë rrëfime, mirëpo kjo mirënjohje është e veçantë dhe do të mbetet e tillë gjithmonë”, ka thënë ajo ndër të tjerash, përcjell albinfo.ch.
Ajo më tej ka bërë të ditur edhe disa projekte me të cilat është duke u marrë në këtë kohë në Skoci. Siç ka bërë të ditur në fokus, pos tjerash, ka edhe mbështetjen për gratë e dhunuara në Kosovë për afirmimin e komuniteteve që jetojnë në Skoci dhe promovimin e vlerave kulturore, kudo në botën e jashtme.
Ndërsa Prishtina siç ka bërë të ditur do të jetë nikoqire e shumë përfaqësueseve botërore në konferencën e përbashkët që do të mbahet në fillimin e vitit 2019.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












