CH-Ballkani
Shtëpi për nënën kryefamiljare
I janë dorëzuar çelësat e shtëpisë së re për Lumnije Rullanin, e cila është kryefamiljare, nënë vetushqyese dhe për fat të keq edhe me aftësi në lëvizje
Komuna e Gjilanit në partneritet me Forumin e Femrave Shqiptare në Botë, me qendër në Suedi dhe në bashkëpunim me shoqatën “Feniks”, kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë së re për Lumnije Rullanin, e cila është kryefamiljare, nënë vetushqyese dhe për fat të keq edhe me aftësi në lëvizje, shkruan faqja e Komunës së Gjilanit.
Milaim Jashari, kryetar i shoqatës “Feniks”, ka thënë se nuk ka gëzim më të madh se sa të jesh pjesë e ndërtimit të një shtëpie për familje pa kulm mbi kokë.
“Shoqata “Feniks”, është ndërmjetësuese e ndërtimit të shumë shtëpive në gjithë Kosovën. Kjo që po përurohet është e 210-ta me radhë. Ne do të vazhdojmë tutje dhe urojmë që donatorët të rriten përditë e më shumë, sepse raste të rënda ka shumë në Kosovë, që kanë nevojë për mbështetje”, ka thënë ai mes tjerash, përcjell albinfo.ch.
Në emër të Forumit të Femrave Shqiptare në Botë, kanë folur Drita Shaqiri dhe Afërdita Jusufi, të cilat kanë bërë thirrje për mbështetje të familjeve në nevojë në Kosovë dhe njëkohësisht kanë paralajmëruar se aksioni i tillë humanitar do të vazhdojë edhe më tutje.
Lumnije Rullani, në fjalën e saj para të pranishmëve, nuk ndalte dot së falënderuari të gjithë ata që e bënë me shtëpi.
“Kam kaluar jetën nëpër shtëpi të huaja. Komuna e Gjilanit për më shumë se dy vjet është duke u përkujdesur për mua dhe vajzën time. Nuk kam besuar asnjëherë, por ja sot jam bërë edhe me shtëpi të re, me kushte më të mira dhe uroj që të gjithë ata që më kanë ndihmuar mua të kenë vetëm ditë të mira, shpresoj shumë që edhe familjet tjera në gjendjen sikur unë të bëhen me kulm mbi kokë”, ka përfunduar ajo.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027












