Sport
Kukelit nuk i vazhdohet kontrata me FC Luzern
Kryetari i FCL: "Nuk deshëm që një 28 vjeçari t`ia vazhdojmë kontratën trivjeçare dhe tu rrezikonim perspektivën lojtarëve të rinj"
Futbollisti kosovar Burim Kukeli, i cili prej tri vitesh luan për FC Luzernin, në ketë skuadër do të jetë vetëm deri në fund të këtij sezoni. Qendërmbrojtësit 28 vjeçar, FC Luzern ia ka kumtuar dje lajmin se nuk llogarit më në shërbimet e tij, gjegjësisht se nuk do t`i përtëritet kontrata.
Qysh tash spekulohet se ai, gjatë verës mund të kalojë te klubi Young Boys, i Bernës.
Kukeli, gjatë tri viteve sa luan në FC Luzern, ka dy vite që është lojtar titullar dhe vlerësohet për lojën ekipore që bën.
Kryetari i FC Luzern, Walter Stierli rreth mosvazhdimit të kontratës së Kukelit thotë se mosha ka qenë faktor për këtë. “Ne nuk deshëm që një 28 vjeçari t`ia vazhdojmë kontratën trivjeçare. Në atë mënyrë, do t`u rrezikohej perspektiva lojtarëve tanë të rinj”.
Por Stierli, i cili e njeh vlerësimin që gëzon Kukeli te tifozët dhe te mediet , nuk ka dashur të merrte gjithë përgjegjësinë. “Trajneri u përcaktua kundër Burim Kukelit dhe pro lojtarit 24 vjeçar Philip Muntwiler, të ardhur nga St. Galleni”, thotë ai për “Zuger Zeitung”.
Nga ana tjetër, trajneri i FC Luzern, Murat Yakin ka folur në superlativ për lojtarin kosovar. Ai ka theksuar se e ka prekur pohimi që Kukeli e ka bërë që në fillim të sezonit se është duke kërkuar një skuadër të re.
“Një qëndrim të tillë sikur ai i Burimit unë nuk kam parë deri më tash te asnjë futbollist profesionist”, thotë Yakin, duke e lavdëruar lojatrin e tij. Ai duket i pikëlluar me vendimin që ka marrë për Kukelin.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












