CH-Ballkani
Punëtorët ilegalë në Gjermani vijnë kryesisht nga Ballkani
Punëtorët ilegalë që punojnë në të zezë vijnë kryesisht nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Vietnami, Ukraina, Turqia, Kosova, Moldavia dhe Gana
Të gjithë punëtorët nga rajoni që nga shkaqe të ndryshme e kanë të pamundur të punësohen në Gjermani në mënyrë legale, i janë kthyer gjetjes së punës në të zezë për disa muaj apo edhe më gjatë, me qëllim që të sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre, shkruan gazeta “KOHA” nga Maqedonia.
Analizat e fundit tregojnë edhe rritje të punës në të zezë në Gjermani për këtë vit në raport me vitin paraprak. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë ngritur 65.755 procedura për punë në të zezë.
Kjo paraqet rritje për pesë për qind apo për 3342 më shumë procedura se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Te personat që qëndrojnë ilegalisht në Gjermani dhe punojnë në të zezë vërehet një rritje prej 28 për qind, shkruan gazeta “Velt”, transmeton Radio DW, duke u thirrur në raportin e besueshëm të “Qendrës për analiza të përbashkëta dhe strategji”(GASIM), përcjell albinfo.ch.
Raporti thekson se punëtorët nga Maqedonia renditen ndër të parët që punojnë në të zezë në ekonominë më të fuqishme evropiane. “Punëtorët ilegal që punojnë në zezë vijnë kryesisht nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Vietnami, Ukraina, Turqia, Kosova, Moldavia dhe Gana. Shumica e punëtorëve ndaj të cilëve është ngritur procedurë për qëndrim të palejuar kanë punuar në ndërtimtari, hoteleri dhe veprimtari të tjera shërbyese , njëherazi duke mos pasur leje të nevojshme për punë”, thekson raporti i Qendrës për analiza të përbashkëta dhe strategji.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











