Shkurt.ch
Zvicra, e teta në botë për liri shtypi
Në shumë vende të botës vitin e kaluar janë arrestuar, kidnapuar ose rrahur më shumë gazetarë se në vitin paraprak
Në një hulumtim të bërë nga “Reporterët pa kufij” në të cilin janë përfshirë 179 shtete të botës, si vendet me liri më të madhe shtypi gjatë vitit 2011 janë vlerësuar Finlanda dhe Norvegjia, ndërkohë që vende me liri më të rrezikuar shtypi rezultojnë Eritrea, Korea e Veriut dhe Turkmenistani.
Zvicra,m në këtë radhitje del e teta.
Pavarësia dhe besueshmëria e shtypit ka pësuar ndrshime gjatë kësaj kohe në disa vende arabe në mënyra të ndryshme. Kështu, përderisa Tunizia, pas rënies së diktatorit Ben Ali është ngritur, sa i përket lirisë së shtypit nga vendi i 134 në vendin e 30, një vend tjetër arab, Bahreini është shtyrë për disa vende drejt fundit të listës. Po kështu edhe Siria, Irani dhe Kina gjenden në vendet e fundit.
Sipas “reporterëve pa kufij”, në shumë vende të botës vitin e kaluar janë arrestuar, kidnapuar ose rrahur më shumë gazetarë se në vitin paraprak.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













