CH-Ballkani
Në Maqedoni vazhdon debati për gjuhen shqipe
Ka vazhduar për të dytën ditë resht debati për gjuhën shqipe në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike.
Por, deputetja opozitare e VMRO DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska tha se propozim ligji pa të drejtë mban yllin e Bashkimit Evropian.
Sipas saj, gjuha shqipe edhe ashtu është e aplikueshme me Marrëveshjen e Ohrit dhe kjo tha se tashmë është realizuar.
Stamenkovska deklaroi se nuk ka aspak nevojë për ta diskutuar propozim ligjin në fjalë, raporton televizioni “Alsat”.
Asaj iu kundërpërgjigj deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili duke i thënë se Marrëveshja e Ohrit ende nuk është realizuar tërësisht, pikërisht për shkak të mos-rrumbullakësimit të çështjes së gjuhës shqipes, përcjell albinfo.ch.
Ai i bëri thirrje opozitës të mos keqpërdor këtë temë për poena politike, para zgjedhjeve lokale. Ndërsa nesër është dita e fundit e debatit për këtë propozim-ligj në Komisionin për sistem politik.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










