Tematike
Elitat përdorin më shumë çerdhet për fëmijë
Fëmijët e emigrantëve të nivelit të lartë përdorin më shpesh çerdhet se sa fëmijët e emigrantëve që kanë vështirësi të integrohen. Këto dallime krijojnë më vonë pabarazi sociale.
Emigrantët të cilit kanë vështirësi të integrohen përdorin shumë pak çerdhet për fëmijë. Fëmijët e tyre nuk përfitojnë nga të mirat arsimore që përgatisin fëmijë për të hyrë në ciklin shkollor.
Në të kundërt, fëmijët e emigrantëve, me nivel të lartë profesional dhe me kulturë të afërt me atë të Zvicrës, përdorin më shumë strukturat parashkollore, thuhet në një studim të kryer nga Instituti për Studime të Avancuara në Administratën Publike (IDHEAP) botuar në “SonntagsZeitung”.
Këto rezultate janë të rëndësishme për politikën e integrimit, pasi kjo mbështetje e hershme është e rëndësishme për socializimin dhe trajnimin gjuhësor, thotë Regula Schlanser, autore e studimit. Duke inkurajuar investimet për kujdesin e hershëm të fëmijëve, më vonë ne mund të kursejmë në sektorin e asistencës sociale dhe të klasave të specializuara, shpjegon ajo.
Kantoni i Baselit tashmë ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Ai ka vendosur që fëmijët të cilët nuk njohin mjaft gjuhën gjermane të jenë të detyruar të shkojnë të paktën një gjysmë dite në javë në çerdhe. Ky vendimi është përshëndetur nga ekspertët. Andrea Bertschi, e specializuar në Studimet e larta pedagogjike, pohon se kjo është mënyra e vetme për të parandaluar hendekun social në mes të fëmijëve të mbështetur mirë dhe ata të pafavorizuar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











