E-Diaspora
Dënim dhe dëbim për shqiptarin
Ai është dënuar me 16 muaj për shkak të furnizimit me drogën A në rrugët e Britanisë së Madhe
Një shqiptar, i cili shpërndante drogë në rrugët e Brighton dhe Hove të Britanisë së Madhe është arrestuar më parë, derisa tashmë atë e pret burgu prej 16 muajsh dhe më pas dëbimi për në Shqipëri, shkruan “theargus.co.uk”.
28-vjeçari Fatjon Gjini, kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur ID të rremë, para se të joshej nga shumë të mëdha parash për të ndihmuar në furnizimin me drogë në rrugët e Brightonit, përcjell albinfo.ch.
Atij i ishin gjetur drogë në makinë gjatë një kontrollimi, dhe më pas shqiptari e kishte pranuar. Ai kishte thënë se ka punuar, sepse një burrë i kishte premtuar 3 mijë funte në javë për të shpërndarë drogë. Gjini kishte thënë se më parë kishte punuar në një autolarje, duke fituar nga 40 funte në javë. Por, burri që i premtoi 3 mijë funte në javë e kishte gënjyer.
Avokatët mbrojtës janë munduar të arsyetohen se ai ishte gjendur në pozitë të palakueshme dhe tani atij i ishin thënë se i ka 3 mijë funte borxh, për që ka shfrytëzuar hotelin dhe veturat. Për këtë arsye ka punuar në shpërndarjen e drogës.
Gjithashtu shqiptari kishte licencën e vozitjes në emër të Giorgio Liverakos, që gjithashtu ishte false. Shqiptari u shpall fajtor për furnizimin me drogën e klasës A. 28-vjeçari gjithashtu u shpall fajtor për posedim të dokumentit të identitetit fals, duke vozitur pa leje dhe duke vozitur një automjet pa sigurimin e palës së tretë, transmeton albinfo.ch.
Gjykatësi Paul Tain ka dënuar Gjinin me 16 muaj burg, si dhe për 22 muaj nuk ka drejtë të vozitë. “Realiteti është që ju të përballeni me dëbim të menjëhershëm kur të arrini gjysmën e kohës së dënimit”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












