“Në të vërtetë ne donim të ktheheshim”
Në këtë film tregohen rrëfimet e dy çifteve turke dhe një çifti nga Ballkani, të gjithë të moshës pas pensionimit
Ata kishin ardhur në Zvicër me qëllimin që më vonë, pas kthimit në atdhe, të jetojnë një jetë më të mirë. Tridhjetë deri 40 vite më vonë ata janë ende këtu. Ndërkohë që kanë arritur moshën e pensionit, tri çifte nga Turqia dhe nga Ballkani kanë ngelur para një udhëkryqi: të kthehen apo të mbeten këtu? Kjo pyetje i ka ndjekur emigrantët një jetë të tërë, në Zvicër. Tash, në pleqëri, pyetja bëhet akute, dhe po kështu edhe familjet e fëmijëve të tyre detyrohen të marrin vendime.
A po kthehet brezi më i vjetër nga ka ardhur apo jo? Kush kujdeset për prindërit e moshuar, këtu ose atje? si i bëhet më tutje? Janë këto pyetjet të cilat i shtron shkrimtari dhe regjisori turk me qëndrim në Zvicër, Yusuf Yesilöz në filmin e tij dokumentar me titullin “Në të vërtetë ne donim të ktheheshim” (Eigentlich wir wollten zurückkehren).
Në këtë film tregohen rrëfimet e dy çifteve turke dhe një çifti nga Ballkani, të gjithë të moshës pas pensionimit.
Filmi shfaqet sonte në sf1 duke filluar nga ora 22.55.
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni Një studim i ri në Zvicër ka hedhur dritë mbi arsyet pse një numër gjithnjë e... -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar -
Një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane











