Turizëm
Qytetet më të vizituara në botë
Në vendin e parë është Bangkok me 19.41 milionë vizitorë, duke u pasuar nga Londra me 19.06 milionë vizitorë, Parisi me 15.45 milionë vizitorë dhe Dubai 14.87 milionë vizitorë
“Mastercard Destination Cities Index” ka bërë një renditje me qytetet më të vizituara në vitin e kaluar në botë, shkruan “moneyish.com”.
Në vendin e parë është Bangkok me 19.41 milionë vizitorë, duke u pasuar nga Londra me 19.06 milionë vizitorë, Parisi me 15.45 milionë vizitorë dhe Dubai 14.87 milionë vizitorë, përcjell albinfo.ch.
Në top-10 qytetet më të vizituara janë edhe Singapori, Nju Jorku, Seuli, Kuala Lumpur, Tokio dhe Stambolli.
Por, nëse marrim për bazë se kanë shpenzuar turistët ku kanë qëndruar, atëherë Dubai doli në vendin e parë me 28.5 miliardë dollarë. Nju Jorku është në vendin e dytë me 17.02 miliardë dollarë, derisa Londra në vendin e tretë me 16.09 miliardë dollarë të ardhura turistike përgjatë vitit 2016.
Top-10
- Bangkok – 19.41 milionë vizitorë
- Londra – 19.06 milionë vizitorë
- Paris – 15.45 milionë vizitorë
- Dubai – 14.87 milionë vizitorë
- Singapori – 13.11 milionë vizitorë
- Nju Jork – 12.70 milionë vizitorë
- Seuli – 12.39 milionë vizitorë
- Kuala Lumpur – 11.28 milionë vizitorë
- Tokio – 11.15 milionë vizitorë
- Stambolli – 9.16 milionë vizitorë
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













