Kosova
Zbulohet një shpellë në Kaçanik (foto)
Shpella është zbuluar rastësisht gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë nga kompania “Bechtel Enka”
Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” ka njoftuar se, gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë kompania “Bechtel Enka”, hasi në një shpellë, raporton televizioni publik i Kosovës.
Kjo organizatë ka njoftuar se ka gjetur një shpellë, derisa detaje tjera nuk janë bërë të ditura, përcjell albinfo.ch.
“OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie. Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm. Ne si shoqëri civile jemi dukë shikuar me vigjilencë zhvillimin e kësaj situate dhe kërkojmë që të veprohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”.
Ende nuk dihet se sa e vjetër është kjo shpellë.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra














