Turizëm
Kërkesa e polakëve: Kamarierë na buzëqeshni
Numri i turistëve të huaj është rritur kohët e fundit shumë në Shqipëri. Turistët polakë gjithnjë e më shumë po e vizitojnë bregdetin shqiptar.
Ata kanë rezervuar që tani 11 hotele në zonën e Golemit në bregdetin e Adriatikut nga maji deri në shtator 2018. Kanë harxhuar deri më tani në Shqipëri 13 milionë euro dhe pritet të harxhojnë shumë më shumë në të ardhmen.
Kanë rritur kërkesat për shtimin e numrit të turistëve dhe synojnë të zgjerojnë prenotimet edhe në plazhe të tjera të Shqipërisë.
Ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në emisionin “Debati në Channel One” ka zbuluar kërkesën e turistëve polakë. “Vetëm një kërkesë kemi, kamarierët shqiptarë të buzëqeshin”, ishin njëzëri fjalët e përfaqësisë polake të operatorit turistik, përcjell albinfo.ch.
“Prisja të më paraqiste kërkesa që lidheshin me ato probleme që ne i hasim më shpesh si komoditeti, papastërtia, mungesa e guidave e të tjera si këto. Por jo vetëm nuk i zunë në gojë këto, por më kërkuan një gjë që vërtetë ka shumë kuptim dhe që lidhet me cilësinë e shërbimit në lokale e hotele. Më thanë se kamarierët shqiptarë janë të vrazhdë, nuk kanë mirësjellje dhe nuk qeshin dhe për ta kjo ishte pika e keqe e impresioneve rreth Shqipërisë”, tregoi Klosi.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra














