Kosova
20 vjetori i protestave, Kurti bën homazh te varri i Ejup Statovcit
Sot janë bërë sot 20 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997 kur më 1 tetor të atij viti Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit, raporton albinfo.ch.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. E, për të përkujtuar njërin që i priu kësaj proteste deputeti Albin Kurti me një delegacion kanë bërë homazhe te varri i ish-rektorit Ejup Statovci, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Pas homazheve, Kurti ka shkruar në “Facebook” se është mall për njeriun e përkushtuar ndaj dijes e përhapjes së saj, edhe nën okupimin brutal. Kurse, sot sipas tij, në kohën e lirisë, universitetin po e degjenerojnë njerëz të korruptuar e shërbëtorë të territ.
“Profesor Statovci është një majë vështirë e arritshme për akademinë në Kosovë e në mbarë shqiptarinë. Megjithatë gjatë jetës së tij ai gjeti kohë të ishte dhe aktivist, të merrte pjesë në hartimin e komentimin e Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe të drejtonte Universitetin e Lirë. Shembulli i tij është ftesë për secilin akademik, universitar e student, që të aktivizohet, për ta rregulluar universitetin, qytetin, shoqërinë e shtetin, se edhe sot ka shumë nevojë. Mos e lini politikën në duar të armiqve të dijes. Por shembulli i profesor Statovcit është ftesë edhe për ata që tashmë janë aktivistë politikë e shoqërorë, që të mos i ndahen kurrë leximeve e studimeve gjatë jetës së tyre. I vetmi ilaç që të ruan prej tradhtisë ndaj vetes është dija, e kujt nuk i bëhet vonë për të mësuar, nuk është aktivist i mirë”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra














