Jeta në Zvicër
Fëmijët kishin probleme me frymëmarrje, policia evakuon shkollën afër Cyrihut
Policia ka njoftuar se ende nuk është gjetur shkaku pse fëmijët kishin probleme me frymëmarrje
Shkolla Lindenbuel në Volketswil u evakuua të hënën më 2 tetor nga policia zvicerane, sepse mësuesit kanë raportuar se disa fëmijë kishin probleme të frymëmarrjes, shkruan ‘thelocal.ch’.
Të paktën 35 fëmijë janë kontrolluar nga ekipet mjekësore, pasi policia ka evakuuar më shumë se 500 nxënës e staf të shkollës, disa kilometra në lindje të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Policia ishte njoftuar se në orën 10:30 në shkollë, një substancë e panjohur kishte shkaktuar probleme të frymëmarrjes në disa fëmijë.
Pasi ishin evakuuar, specialistë kimikë të ushtrisë kishin kontrolluar ndërtesën. “Deri në këtë pikë, asnjë substancë e dëmshme nuk është zbuluar”, ka njoftuar policia e Cyrihut.
Fëmijët të cilët ishin kontrolluar ishin liruar më parë, derisa shkolla është rihapur tri orë më pas. Shkaku i problemeve të frymëmarrjes mbetet ende e panjohur, ka njoftuar policia.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra














