Lifestyle
Batuta mbi “të metat mentale” i shkakton telashe Bendrit Bajrës
"Kjo ide është me të meta mentale"është fjalia e menduar si një batutë që do të sillte të qeshura të publikut. Por, para se të arrijë te publiku, ajo ka shkaktuar nervozë te zëdhënësja e Pro Infirmis, Susane Stahel
Komiku Bendrit Bajra ka fituar statusin e yllit të humorit ndër të rinjtë e Zvicrës përmes postimeve në internet ku vë në lojë stereotipet e njohura për të huajt dhe kryeisht shqiptarët. Pas facebook-ut ku ai me mbi 200 mijë ndjekës është ndër më të suksesshmit në Zvicër, Bendriti është angazhuar edhe në emisione, filma e komedi televizive.
Angazhimi më i ri i tij, ai në komedinë filmike “Flitzer” duket se do t`i shkaktojë telashe, akoma pa dalë para publikut. Siç shkruan blick.ch, një fjali, batutë e vetme e Bendritit në rolin e berberit, ka alarmuar shoqatën “Pro Infirmis” e cila mbështet personat me të meta mentale, transmeton albinfo.ch. Shoqata reagon ndaj fjalisë që “berberi” Bendrit ia thotë “klientit” të tij, aktorit të njohur Beat Schlatter: “Kjo ide është me të meta mentale!” Schlatter i kishte përmendur planin e tij për një lojë origjinale bastesh, e cila do t`i sillte fitime marramendëse. Fjala është për baste me personat lakuriq që vrapojnë në stadiumet e futbollit.
Kjo fjali është menduar si një batutë e mirë që do të sillte të qeshura të publikut, përcjell albinfo.ch. Por, para se të arrijë te publiku në sallat e kinemasë (më 12 tetor është premiera), ajo ka shkaktuar nervozë te zëdhënësja e Pro Infirmis, Susane Stahel.
“Kjo shprehje (me të meta mentale) si koncept është thjesht diskriminuese. Njerëzit me aftësi të kufizuara – pasi që gjuhën profesionale shprehja “me të meta mentale “pothuajse nuk përdoret –njësoj sikur njerëzit pa aftësi të kufizuara, mund të kenë ide të mira ose të këqija”, thotë Stahel.
“Problematik është fakti se personat si Bendriti dhe Beat Schlater kanë një funksion model për të tjerët dhe përdorimi i një gjuhe si kjo mund të shndërrohet shpejt në problem”. Bendriti ka, para së gjithash te të rinjtë një publik shumë të gjerë, kur dihet se në facebook atë e ndjekin mbi 200 mijë veta.
Përfundimisht, Stahel thotë se batuta në fjalë duhet të hiqet nga filmi ose të siformulohet.
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë Tetëdhjetë vjet më parë, pyjet dhe një moçal u pastruan për t’i hapur rrugë ndërtimit të... -
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve -
Si do t`i kalojë Këshilli Federal pushimet verore














