Kosova
Nuk ka liberalizim të vizave pa demarkacionin
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, ia ka rikonfirmuar kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk ka liberalizim të vizave pa demarkacion. Dannielson përmendi edhe luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar si kushte tjera të rëndësishme për liri të lëvizjes në Bashkimin Evropian.
“Për demarkacionin kriteret janë të ditura dhe kjo i mbetet Qeverisë së Kosovës, ndërsa Komisioni Evropian është i gatshëm të rekomandojë heqjen e vizave sapo të zgjidhet çështja e demarkacionit”, ka thënë Danielsson, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se Kosova ka bërë përparim në shumë fusha, por ka edhe shumë punë për t’u bërë. Pasa takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ai ka folur edhe për fondet IPA, që i sjell BE-ja në Kosovë, e të cilat, sipas tij, janë të përqendruar në sistemin e arsimit. Danielsson ka thënë se këto fonde janë të rëndësishme pasi do të ndihmojnë në zhvillim të Kosovës, ndërsa ka kërkuar që Kosova të jetë bashkëpunuese me BE-në.
Ndërsa, kryekuvendari Veseli tha se Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik i Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













