OECD: Zvicra, shumë restriktive në natyralizimin e të huajve
"Të huajt me kualifikime të përafërta, detyrohen të shkruajnë pesë herë më tepër aplikime për punë se sa zviceranët"
OECD (Organizata Evropiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim) kritikon praktikat zvicerane për natyralizimin e të huajve (dhënien e nënshtetësisë).
Zvicra merr nota të mira për politikën e saj integruese, por asaj i zihet për të madhe nga OECD për pengesat shumë të mëdha që i vendos në rrugën për fitimin e shtetësisë zvicerane dhe për faktin se po ndërmerr tepër pak masa kundër diskriminimit të të huajve, shkruan 20 minuten.
Sipas studimit të bërë nga OECD, integrimi i të huajve në Zvicër funksionon në përgjithësi relativisht mirë. Tri të katërtat e të huajve kane një punë, që është përqindje më e lartë se në të gjitha vendet e OECD-së. Por, në disa segmente të politikës së integrimit, Zvicra mbetet mbrapa, u tha në studimin që u prezantua të martën në Bernë.
Pika qendrore ku janë drejtuar kritika është pragu dukshëm më i lartë që parasheh Zvicra për të huajt që duan të fitojnë shtetësinë e këtushme, krahasuar me vendet tjera të OECD-së. Madje, edhe me revizionin e planifikuar të ligjit mbi shtetësinë, sistemi zviceran do të mbetet restriktiv në krahasim me sistemet e vendeve tjera.
Edukimi parashkollor ka marrë po ashtu nota të dobëta në studimin e lartpërmendur. “Ai ka një zhvillim shumë të ulët”, thuhet në studim. Autorët rekomandojnë një ofertë më të madhe për edukimin parashkollor dhe nxitje të fokusuar në mësimin e gjuhës për fëmijët migrantë.
Veçanërisht kritik është treguar studimi sa i përket diskriminimit të të huajve në Zvicër. Sipas tij, personat me prejardhje të huaj, me kualifikime të përafërta, detyrohen të shkruajnë pesë herë më tepër aplikime për punë se sa zviceranët. Prandaj, kuadri institucional për mbrojtje nga diskriminimi duhet të forcohet “urgjentisht” ka rekomanduar OECD.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare
Jeta në Zvicër
-
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? Ulja e çmimeve të barnave në Shtetet e Bashkuara, pas një marrëveshjeje të shpallur nga presidenti... -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar












