Kosova
Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë e komunitetit LGBTI
Pas tre marsheve, ky do të jetë viti i parë që mbahet Parada e Krenarisë, e cila do të fillojë në orën 11:30 në sheshin "Skënderbeu“ dhe do të përfundojë në sheshin "Zahir Pajaziti”
Të martën, më 10 tetor do të shënohet Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë e komunitetit LGBTI dhe përkrahësve.
Kjo paradë do të nisë në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Pas tre marsheve, ky do të jetë viti i parë që mbahet Parada e Krenarisë, e cila do të fillojë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu“ dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton albinfo.ch.
Pas përfundimit të paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtër.
Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Në emër të Dashnisë”. Kjo moto ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët për të treguar që komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin.
Sipas disa studimeve Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon, ku personat e këtij komuniteti janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












