Lajme

Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision

Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u largua menjëherë

Gazetari Alberti Limani ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me një incident që, sipas tij, ndodhi gjatë festimeve për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision në Qendrën e Mediave në Vjenë.

Sipas Limanit, teksa po festonte bashkë me kolegë të tjerë, një grua nga delegacioni i Serbia është afruar dhe ka tentuar t’u largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se “ky flamur nuk lejohet këtu”, transmeton albinfo.ch.

Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u largua menjëherë.

Në reagimin e tij publik, Limani theksoi se flamuri i Kosovës “do të valëvitet dhe do të lejohet gjithkund”, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij do ta mbrojnë atë “me çdo kusht”.

‘Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.

Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht’, shkruan Limani.