Shkurt.ch
Spitali i Gjenevës do të punësojë më pak francezë
Regjioni kufitar i Francës ka akuzuar Gjenevën për diskriminim të kaluesve të kufirit, të cilët përbëjnë 40 për qind të gjithë personelit
Spitali Universitar i Gjenevës në të ardhmen do të pranojë më pak personel të matanë kufirit (nga Franca) në pozicionet udhëheqëse të tij. Kështu ka deklaruar drejtori i spitalit, Bernard Gruson për mediet zvicerane, duke prezantuar vendimin që ka marrë të premten e kaluar.
Me këtë masë ai synon që të realizojë një baraspeshë më të mirë në mes të personelit shëndetësor me banim në Gjenevë dhe atyre në regjionin kufitar, në Francë.
Nga ana tjetër, kryetari i këshillit të regjionit francez Rhone-Alpes me këtë rast ka akuzuar Gjenevën për diskriminim të kaluesve të kufirit, të cilët përbëjnë 40 për qind të gjithë personelit të Spitalit të Gjenevës.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












