Kosova
Nga 730 milionë euro borxhe, janë shlyer 400 milionë
Borxhet më të mëdha të cilat janë falur kanë qenë ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, Administratës Tatimore dhe ndërmarrjeve publike
Nga borxhi i përgjithshëm prej 730 milionë euro ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, personat fizikë dhe juridikë, kanë shlyer rreth 400 milionë euro, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës.
Për faljen e borxheve, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim në muajin shkurt të vitit 2015, kurse në muajin shtator të po atij viti, kishte miratuar edhe Ligjin për faljen e borxheve publike, raporton “Evropa e Lirë”.
Afati për shlyerjen e borxheve është mbyllur në shtator të këtij viti. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini ka thënë se i gjithë procesi i faljes së borxheve ka rrjedhur mirë dhe tani janë në përmbyllje të raporteve finale, përcjell albinfo.ch.
“Bazuar në të dhënat e raportuara nga institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike gjatë procesit të faljes së borxheve, janë falur afërsisht 400 milionë euro”, thotë Shahini.
Borxhet më të mëdha të cilat janë falur, shton ai, kanë qenë ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, Administratës Tatimore dhe ndërmarrjeve publike.
Falja e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë, të akumuluara deri më datën 31 dhjetor 2008, sipas përfaqësuesve të bizneseve ka hasur në vështirësi për shkak të disa kushtëzimeve që ka paraqitur ligji që rregullon këtë çështje.
Sipas Ligjit për faljen e borxheve, për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë













