Sport
“Zverdhen” Shaqiri e Xhaka
Në javën e 21 te super ligës në futboll u aktivizuan 9 futbollistë shqiptarë e dyprej tyre u ndëshkuan me karton të verdhë dhe atë super yjet e futbollit ne Zvicër: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
FC Young Boys–FC Basel 2 : 2
Në derbin e kësaj jave ku u takuan i dyti dhe i pari në renditje ndeshja përfundoi me ndarjen e pikëve me rezultat të barabartë.Ndeshja u zhvillua ne praninë e mbi njëzet mijë shikuesve. Për kampionin dhe liderin luajtën futbollistët shqiptarë Shaqiri dhe Xhaka tërë ndeshjen dhe u ndëshkuan me karton të verdhë në minutat 59 dhe 90.
FC Zurich–FC Thun. 1 : 1
Klubi i futbollistëve Muhamed Demiri dhe Milaim Rama, në ndeshjen që e përcollën mbi dhjetë mijë shikues arritën të importojnë një pikë si mysafirë. Për Thunin Demiri luajti nga fillimi e deri ne minutën e 66,kurse Rama nga minuta e 88.Në anën tjeter për vendësit Adrian Nikçi luajti nga fillimi e deri në minutën e 72.
FC Serviette–FC Grasshopper 3 : 1Ndeshjen e përcollën mbi 6 mijë shikues. Derisa për vendës nuk pati futbollistë shqiptarë, për mysafirët u aktivizuan Taulant Xhaka 90 minuta dhe Sehar Fejzullahu nga fillimi e deri në minutën e 85.
FC Lausanne Sport–FC Luzerne 0 : 0
Burim Kukeli dhe Jahmir Hyka me ekipin Luzerne nuk arriten me teper se një barazim si mysafir. Kukeli luajti tërë ndeshjen kurse Hyka nga minuta e 62. Ndeshjen e përcollën mbi 5700 shikues.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra u bë kaq e pasur E vendosur në zemër të Evropës dhe në kryqëzimin mes botës gjermanike dhe asaj latine, Zvicra... -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më -
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy











