Shkurt.ch
Dënimi me burg të përjetshëm, të jetë vërtetë i përjetshëm!
Sipas ligjeve në fuqi në Zvicër, një person i dënuar me burg të përjetshëm mund të lirohet me kusht pas vuajtjes së dënimit prej 15 vitesh
Qarqe të SVP-UDC-së planifikojnë që me një mocion në parlament të kërkojnë ashpërsimin e sanksioneve për veprën vrasje të rëndë. Pas dënimit të vrasësit të 16 vjeçares Lucia, me dënim të përjetshëm ata mendojnë se duhet siguruar mundësia që ai dhe të tjerët si ai të mbeten vërtetë në burg deri në fund të jetës.
Sipas ligjeve në fuqi në Zvicër, një person i dënuar me burg të përjetshëm mund të lirohet me kusht pas vuajtjes së dënimit prej 15 vitesh burg. Dhe, kjo duhet ndryshuar. “Dënimi me burg të përjetshëm duhet të jetë vërtetë i përjetshëm”, ka thënë deputeti nacional nga SVP-UDC Alfred Heer në një intervistë për radio DRS.
Ai do ta dorëzojë iniciativën e tij parlamentare javën që vjen. Synimi i tij gëzon mbështetje edhe në qarqet e majta. Kështu, Daniel Jositsch nga SP-PS njëherësh profesor i njohur i të drejtës penale ka rekomanduar përvojën britanike në këtë drejtim. Ky vend tashmë e ka në kodin penal këtë formë të burgut të përjetshëm.
E-Diaspora
-
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi harmoninë fetare si një nga shtyllat... -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix










