Koncert festiv

Unia Zürich-SchaffhausenSektion ZürichStauffacherstrasse 60VolkshausCH-8004 ZürichT +41 44 296 18 18F +41 44 296 18 50www.unia.ch

Në program marrin pjesë:

Grupi muzikor “TRIOLA”: dhe Emin Racaj me këngë dhe instrumentale Live

Program artistik i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “SHOTA” të Zvicrës

Pjesa teatrale “ELEKTRA”, Liri Lushi e Meriona Telo, Studio e Teatrit “A. MOISIU”

Poezi rasti nga Mihane Balaj, kryetare e Shoqatës “GRATË SHQIPTARE” e Shafhausenit

Fjalë rasti nga Vania Alleva, anëtare në udhëheqësin qendrore të sindikatës Unia dhe bashkëkryetar

në Unionin e Sindikatave Zvicerane.

Tematike nga sekretaret shqiptare të sindikatës Unia:

Situata e grave shqiptare dhe bota e punës në Zvicër.

MOderatore : Liri Lushi

Hyyrja 10.-

Vendi: Stadthalle Dietikon

Urime 8 marsi – Dita ndërkombëtare e Gruas!

8 marsi njihet si «Dita e Gruas», në të gjithë botën. Madje ndër popuj në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë

shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi,

paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati nëntë dekada.

Ka më shumë se 100 vjet që 8 marsi si ditë ndërkombëtare e gruas luan rol të rëndësishëm në lëvizjen e grave dhe atë sindikaliste. Paga

më të larta, barazi e pagave të grave e burrave, betejë për kushte më të mira pune dhe orar më të shkurtë pune, ishin qysh moti tema të

rëndësishme. Viti 2012 është saktësisht 100 vjetori kur punëtoret dhe punëtorët e tekstilit nga Lawrence, përmes së ashtuquajturës “grevë

me bukë dhe trëndafila”, u angazhuan për rrogë korrekte si dhe për kushte pune dhe jete me dinjitet. Kjo grevë drejtohej nga gratë, ndër to

edhe shumë emigrante, të cilat luftuan vendosmërisht dhe arritën të realizojnë të drejta, posaçërisht ngritje pagash deri me 25%.

Edhe përkundrejt arritjeve të caktuara dhe barazisë të siguruar ligjore (në letër) dhe rolin e rëndësishëm të gruas në zhvillimet e ndryshimet

shoqërore, ekonomike, sociale, kulturore e politike, pozita e gruas në shoqëri ende mbetet e pabarabartë. Të drejtat e gruas për ekzistencë,

edukim, shkollim, të drejtë vote, punë, barazi, trashëgimi, etj. nuk ishin dhe nuk janë gjithmonë të vetëkuptueshme.

Para 30 vjetësh në kushtetutën federale të Zvicrës është aprovuar neni “rrogë e njëjtë për punë të njëjtë”. Me grevën e grave para më se 20

vjetëve në Zvicër u arrit të aprovohet ligji për barazinë gjinore. Megjithatë gratë edhe më tej fitojnë mesatarisht 20% më pak se burrat. Kjo

është skandaloze! Tamam “punët tipike” të grave në sektorin e shërbimeve publike ku ato nuk fitojnë mjaftueshëm për të pasur mundësi me

jetuar nga ai fitim me dinjitet – d.m.th. në shitje, në pastrim, në floktore, në mirëmbajtje dhe përkujdesje – mirëpo edhe në sektorë të caktuar

industrial. Andaj pagat më të larta minimale paraqesin mjet të rëndësishëm në luftë kundër diskriminimit në paga tek gratë. Kjo domethënë,

gratë punojnë 5 ditë në javë, mirëpo marrin vetëm rrogën e 4 ditëve. Në këtë rrafsh, sidomos migrantet janë dyfish të diskriminuara, meqë

ato si gra dhe si fuqi punëtore e huaj janë të vlerësuara më keq në tregun zviceran të punës.

Pos kësaj janë gratë ato që punojnë nëpër sektorë ku paguhen rroga të ulëta dhe janë pikërisht migrantet ato të cilat diskriminohen dyfish:

si gra dhe si të huaja e kanë shumë të vështirë në tregun zviceran të punës. Ato kryejnë shpesh punë të rënda dhe të pasigurte me orar të

parregullt pune, pa mbrojtje të nevojshme shëndetësore.

Histori e të arriturave ligjore:

7 shkurt 1971: Po për votim dhe të drejtën e votës së gruas në Zvicër;

28 nëntor 1974: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut përmban ndalimin e diskriminimit mbi baza gjinie;

14 qershor 1981: Vlerësim i njëjtë si për gratë edhe për burrat në Kushtetutën Federale;

1 janar 1989: Mbrojtje nga largimi nga puna gjatë shtatzënisë dhe 16 javë pas lindjes.

14 qershor 1991: Greva e grave gjithandej në vend me moton „Nëse gruaja donë, atëherë çdo gjë ndalet“. Një gjysmë milioni

gra marrin pjesë në manifestimin për nderë të 10 vjetorit të hyrjes në fuqi të nenit kushtetues „Të drejta të njëjta për burra

dhe gra“.

1 korrik 1996: Ligji për vlerësim të barabartë hyn në fuqi. Pika qendrore e Ligjit Federal mbi vlerësimin e barabartë të grave

me burrat, është ndalimi i përgjithshëm në sferën e afrimit të punës.

1 tetor 1999: Arsyet specifike të arratisë së grave janë rregulluar sipas nenit 3 të Ligjit për Strehim. Dekriminalizim në rast të

ndërprerjes së shtatzënisë në 12 javët e para.

26 shtator 2004: Po për angazhim gjatë shtatzënisë

Më shumë informata për temën në fjalë mund të gjeni në këtë faqe interneti [email protected], apo në www.14juni2011.ch dhe

www.unia.ch, në sektorin e Unia-s pranë vendbanimit tuaj ose materiale informuese edhe në gjuhën shqipe mund të porositni

në edhe numrin e telefoni: 031 350 23 28

Bashkë jemi më të fortë – Anëtarësohu edhe ti në sindikatën Tënde!

Bashkërisht, gra e burra, kolege dhe kolegë të punës, zvicerane dhe zviceranë, migrante dhe migrantë përmes solidaritetit jemi më të fuqishëm dhe mund

arrijmë të lëvizim shumëçka. Bashkë me sindikatën Unia angazhohemi për kushte më të mira pune dhe jetese si dhe për drejtësi e siguri sociale. Ne me

mbi 200›000 anëtarë jemi sindikata më e fuqishme si dhe organizata më e madhe e migrantëve në Zvicër (mbi 100›000 veta). Sektori për migracion në Unia

kujdeset për barazi shansesh, të drejta pjesëmarrjeje dhe përfaqësimi si dhe për siguri të qëndrimit të anëtarëve edhe pa pasaportë zvicerane dhe angazhohet

për migrantët edhe në rrafshin politik, në botën e punës dhe në shoqëri. Andaj ia vlen anëtarësimi në sindikatë. Secili/a, si anëtarë/e e Unia-s, bashkë me të

tjerët mund të kontribuojë për një shoqëri të drejtë dhe sociale. Unia është një sindikatë e hapur për të gjithë, ku edhe vendosin anëtarët. Anëtarësimi në Unia

sjellë përfitime të shumta; arsimim, shërbime të ndryshme, etj.