Sommaruga: Ndjekja penale e Sylës, në bazë të detyrës zyrtare
Kështu i është përgjigjur ministrja e drejtësisë, pyetjes së bërë nga deputeti Luzzi Stamm lidhur me përgjegjësinë penale të Azem Sylës
Në faqen zyrtare të Parlamentit të Zvicrës mund të lexohet një informatë e përmbledhur lidhur me pyetjen që një deputet i ka bërë ministres së drejtësisë rreth përgjegjësisë penale të deputetit kosovar Azem Syla.
Ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga, në seancën e djeshme parlamentare, duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga deputeti i SVP-UDC (Partia Popullore e Zvicrës) Luzzi Stamm lidhur me përgjegjësinë penale të politikanit kosovar Azem Syla, është përgjigjur se veprat penale për të cilat dyshohet i lartpërmenduri janë vepra që ndiqen nga detyra zyrtare, pra pa ngritur padi private. Ajo ka thënë më tutje: “politikani kosovar ka qëndruar për shumë vite në Zvicër. Në raporte të ndryshme është ngritur dyshimi se Azem Syla gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë është implikuar në veprime penale.
Fjala është për tregti me organe, vrasje ose delikte tjera kundër trupit dhe jetës. Te deliktet e përmendura fjala është për delikte që ndiqen nga detyra zyrtare (ex oficio). Autoritetet përgjegjëse të hetimit , në rast të ekzistimit të indiceve të mjaftueshme duhet të aktivizohen në mënyrë të pavarur, ka thënë Sommaruga.
Sipas rregullit, kompetente për deliktet e përmendura janë autoritet ndjekëse në vendin e banimit ose të kryerjes së veprimit penal të personit në fjalë. Ndërsa kompetenca e Prokurorisë Federale do të ishte e bazuar në rastin kur personi dyshohet për anëtarësi në një organizatë kriminale.
Por, Qeveria Federale nuk ka mundësi t`ia besojë Prokurorisë Federale hetimin mbi përgjegjësinë penale lidhur me rastin”, ka përfunduar ministrja federale e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Luz Stamm lidhur me püërgjgjüesinë penale të politikanit kosovar, Azem Syla.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë












