Shkurt.ch
Tragjedi në Zvicër: vdesin 22 fëmijë
Fëmijët belgë, të cilët ishin kthyer nga skijmi (Val d’Anniviers, Valis, Zvicër) kanë pësuar një aksident të rëndë, në një tunel në autostradë. Janë të vdekur 28 persona duke përfshirë 22 fëmijë.
Njëherit nuk njihen shkaqet e aksidentit të se martës (21h15, Sierre Valis)) ku vdiqën 28 veta, duke përfshirë 22 fëmijë (12 vjeçarë).
Sot në mengjes, gjatë konferencës së tij për shtyp në Sierre, prokurori Olivier Elsig, siguroi se ai do të bëjë gjithçka që të dihet se çfarë ka ndodhur. Ai tha se dëshiron që të sqarohet sa më shpejt kjo situatë tragjike në të cilën janë prekur 58 persona,ku 28 mbetën të vdekur.
© Keystone
Më shumë së 200 persona kanë ndërhyrë
Alarmi është dhënë menjëherë pas orës 21:15. Mbi 200 pjesëmarrës janë angazhuar, duke përfshirë 15 mjekë, 30 policë, 60 zjarrfikës, 100 ndihmës shëndetësore dhe 3 psikologë . Ndërhyrja që zgjati mbi tetë orë ka kërkuar angazhimin e 12 ambulancave dhe tetë helikopterëve.
24 fëmijët e plagosur janë transportuar në spitalet e Sierre, Sion, të Martigny dhe Viège. Njëri nga ta është transferuar në Bernë, dy të tjerë në CHUV në Lausanne. Transferet tjera nuk janë të përjashtuara.
Prioriteti i është dhënë tani për tani pritjes së familjeve të viktimave, ka thënë komandanti i policisë të Valisit, Christian Varone. Prindërit belgë do të arrijnë sigurisht gjatë ditës, të paktën një pjesë e tyre. Policia ka aktivizuar linien telefonike për të ndihmuar familjet e prekura.
Tragjedia është “e paparë”, ka thënë komandanti i policisë së Valisit, gjatë konferencës për shtyp. Edhe shpëtuesit të cilët janë më se të mësuar më raste të vështira kanë pohuar se janë shumë të tronditur.
Lexoni poashtu: “Familjarët e viktimave, me aeroplanë ushtarakë në Zvicër”
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave












