Sommaruga dhe Makolli: Marrëdhënie të mira, me potencial përmirësimi
Të dy ministrat kanë shprehur interesimin për shfrytëzimi e potencialit të diasporës kosovare po edhe për integrimin e tyre në Zvicër
Sot në Bernë ministri i diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli është pritur në një vizitë pune nga shefja e departamentit (ministrja) juridik dhe policor të Zvicrës, Simonetta Sommaruga.
Pas takimit, të dy ministrat iu drejtuan gazetarëve, zviceranë dhe shqiptarë, në një konferencë shtypi në pallatin federal.
Minstrja zvicerane ka thënë se me mysafirin e saj kosovar ka biseduar për aktualitetin në fushë të migracionin në përgjithësi dhe integrimin e kosovarëve në Zvicër. Por, nënvizoi ajo, kemi zënë në gojë edhe kombëtaren zvicerane, në të cilën luajnë shumë kosovarë dhe gëzojnë përkrahjen si në Zvicër ashtu dhe në Kosovë. Ekzistimi i një diaspore të madhe kosovare në Zvicër, rreth 150 mijë të dytës për nga madhësia nënkupton vlerësimin nga Kosova të potencialit të kësaj diaspore. Ministri i ka shprehur interesimin për shfrytëzimi e këtij potenciali por edhe për integrimin e kosovarëve në shoqërinë zvicerane.
Nga ana tjetër ne kemi shprehur përkushtimin e Zvicrës për zhvillimin e Kosovës. I kam treguar se në Zvicër integrimi i të huajve është një temë me peshë politike dhe se kosovarët në këtë vend janë integruar mirë, edhepse ka potencial për avancim të mëtejmë sidomos në integrimin në ekonomi dhe në tregun e punës. Sommaruga ka vlerësuar interesimin e ministrit Makolli për mësimin plotësues në gjuhën shqipe të fëmijëve shqiptarë në Zvicër. “ne e vlerësojmë këtë shkollë si mjet për ruajtjen e identitetit kombëtar të kosovarëve. Por ne njëkohësisht shtruam nevojën që fëmijët dhe të tjerët të mësojnë gjuhët e vendit.
Sommaruga ka theksuar se në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin në mes të Zvicrës dhe Kosovës në luftimin e kriminalitetit të organizuar, gjegjësisht ndërveprimit të këtij krimi nga Kosova në Zvicër. Ajo ka nënvizuar se në Kosovë për të mbikëqyrur këto procese është emëruar edhe një atashe policor.
Ministri kosovar, Ibrahim Makolli nga ana e tij shprehu mirënjohjen e thellë të popullit dhe shtetit të Kosovës për gjithë atë që ka bërë për Kosovën në periudha të ndryshme kohore. Edhe ai ka nënvizuar rëndësinë e komunitetit të madh kosovar në Zvicër, si potencial i madh ekonomik, financiar e intelektual me rëndësi për Kosovën. Në këtë rrafsh ministri ka thënë se po shikohen mundësitë që potenciali i diasporës në Zvicër të shfrytëzohet në të mirë të zhvillimit të Kosovës.
Makolli e vlerësoi lartë shkallën e integrimit të kosovarëve në Zvicër dhe theksoi emocionet e përbashkëta që futbollistët shqiptarë nxisin te zviceranët dhe kosovarët. Makolli i ka cilësuar si paragjykime dhe përgjithësime raportimet për imazh jo të mirë të shqiptarëve në Zvicër.
“Vlerësimet duhen bazuar në individë dhe jo në kolektivitet”, ka thënë Makolli.
Albinfo.ch ka pyetur ministren Sommaruga për shkallën e integrimit të komunitetit tonë n në Zvicër. A vërehen ndryshime në këtë drejtim kur dihet se kohëve të fundit mjaft shqiptarë janë inkuadruar në politikën zvicerane. Ministrja zvicerane ka thënë se është fakt se ka përparime dhe këtë e kemi vlerësuar edhe në bisedë me ministrin nga Kosova. Ne dimë se jo vetëm në fushën e futbollit kosovarët janë avancuar edhe në politikë dhe sfera tjera, duke u bërë shembull dhe duke dhënë kontributin e tyre në Zvicër.
Por, kosovarët duhet të angazhohen më shumë në integrimin e plotë në jetën shoqërore dhe në tregun e punës në Zvicër. Pyetjes tjetër, nëse temë bisede kanë qenë edhe çështje të ndejshme që janë aktualizuar së fundi në marrëdhëniet Zvicër-Kosovë. Ajo ka pohuar se është biseduar për gjithçka por pa precizuar temat e veçanta.
Albinfo merr vesh nga takimi i sotëm në Bernë se është biseduar edhe për rastin e ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi. Me këtë rast, ministrja Samaruga është zotuar se autoritetet zvicerane do ta përcjellin rastin nga afër edhe pas ekstradimit.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë











