Shkurt.ch
Doris Leuthard, politikania më e popullarizuar
Pas saj në radhë vjen Simonetta Sommaruga dhe Didier Burkhalter
Këshilltarja federale Doris Leuthard rezulton si ministrja më e popullarizuar e Zvicrës. Kjo del nga një sondazh i realizuar nga “Sonntagszeitung” dhe “Le matin Dimanche”, me 1009 respondentë.
Pas saj në radhë vjen SImonetta Sommaruga dhe Didieer Burkhalter. I katërti në radhë është ministri më i ri, Alain Berset, ndërsa e pesta Eveline Widmer-Schlumpf.
Në vendin e gjashtë është një politikan jashtë qeverisë, gjegjüësisht kryetari i SP-PS-së Christian Levrat.
Sondazhi po kështu e nxjerr partinë SVP-UDC-në me 23.7% si partinë më të madhe të Zvicrës ndonëse me një rënie të konsiderueshme të besimit.
SP-PS, me 19.9% është shtuar në peshë rreth 1.2 për qind . FDP-PLR, me 15.8% është për 0.7% më e madhe, ndërsa CVP-PDC ka 0.2% më pak besim se që kishte në zgjedhjet e tetorit 2011. Të Gjeklnbrit do të merrnin po kështu 0.2% më pak vota, gjegjësisht 8.2%. BDP-PBD me 7% dhe të Gjelbrit Liberalë me 7.5% dalin nga ky sondazh me një rritje të konsiderueshme. Në zgjedhjet e fundit ato kishin të dyja nga 5.4 % të votave.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve Shpërthime të njëpasnjëshme zgjojnë banorët në Cyrih, digjet depoja e fishekzjarrëve në komunën Uitikon.... -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve












