Autotech
Telefonat Android “tradhtuan” përdoruesit
Një shumicë e telefonave të mençur Android mbledhin të dhënat për lokacion dhe i dërgojnë atë në Google, edhe kur shërbimet për lokacion janë të fikura.
Uebfaqja “Quartz” raporton se telefonat Android mblodhën informata nga telefonat tjerë afër dhe i ndanë detajet me Google.
Një avokat e ka përshkruar këtë gjetje si “tradhti” ndaj përdoruesve.
Google ka thënë për “Quartz” se informacioni kurrë nuk ishte ruajtur dhe ka thënë se Androidi do të përditësohet për të ndalur këtë praktikë.
Kjo çështje prekte telefonat Android me shërbimet e Google Play. “Quartz” gjeti se telefonat e mençur mblodhën adresat e përdoruesve dhe i dërgonin ato në Google. Të dhënat mund të përdoreshin për të gjetur saktë pozitën e një personi të caktuar. Kjo ndodhte edhe kur telefonat i kishin të fikura shërbimet për lokacione, madje edhe kur aty nuk kishte fare numër telefoni.
Google ka pranuar se kjo praktikë kishte ndodhur për 11 muaj si “përpjekje për të përmirësuar shpejtësinë dhe performancat e dërgimit të mesazheve”.
Në anën tjetër, grupi për të drejtat e njeriut online “Privacy International” ka thënë se gjetjet kanë treguar se njerëzit kanë pak kontroll mbi veprimet e telefonave.
“Kur e blejmë një telefon, nuk presim që ai të na tradhtojë”, ka thënë Millie Graham Wood nga ky grup.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra













